Luftëtari siguron mbijetesën, Ruçi: Vit i mbushur me sakrifica; Aleksi: Edhe unë kontribuova

Në ndeshjen mes Tiranës dhe Kastriotit të mbyllur në barazim 0-0, fitues i vërtetë ka dalë Luftëtari që ka siguruar matematikisht mbijetesën duke i dhënë fund pritjes në këtë mënyrë. Bluzinjtë nga Gjirokastra që me drejtimin e Julian Ahmatajt arritën të krijonin një diferencë të konsiderueshme nga vendi i fundit, sot i kanë dhënë fund makthit.

Për këtë sukses të arritur, portieri titullar Shkëlzen Ruçi ka falënderuar shokët e skuadrës nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku edhe ka etiketuar disa nga shokët e skuadrës por ka lënë jashtë Aleksin. Ky i fundit, në kuadrin e shakasë ka komentuar duke i kujtuar se edhe ai ka qenë pjesë e këtij suksesi.

“Misioni u krye me sukses çuna dhe urime për këtë vit me shumë vuajtje dhe sakrifica ku arritëm t’ia dalim. Faleminderit të gjithëve për këtë vit të mrekullueshëm”, shkruhej në postimin e gardianit Ruçi. ” Vëllai më bëj edhe mua ‘tag’ se kam kontribuar edhe unë aty. Bravo çuna, t’ua bejë Zoti mbarë të gjithëve”, shkruhej në komentin e Aleksit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/