Lotito nis bisedimet me Inzagin për rinovim, pasues i tij mund të jetë edhe dëshira e Milanit

Klaudio Lotito duket se ka besim te trajneri Simone Inzagi i cili edhe këtë vit dështoi të kualifikonte Lacion në Ligën e Kampionëve por fitoi Kupën e Italisë. Ditët e fundit, ka pasur një takim mes Inzagit dhe Lotitos ku ky i fundit i ka ofruar edhe rinovim trajnerit.

Lotito ka ofruar 2.5 milionë euro për sezon dhe ky duket se është maksimumi që mund t’i ofrojë trajnerit. Ende nuk ka një përgjigje nga Inzagi në lidhje me qëndrimin e tij në Romë, duke qenë se gjatë sezonit ka pasur disa deklarata në lidhje me Inzagin ku ka hedhur jo pak kunja karshi tij si edhe ka vënë në diskutim të ardhmen e trajnerit.

Nëse trajneri nuk ka dëshirë që të rinovojë, në listë ka disa trajnerë të cilët shihen si pasues i Inzagit dhe një ndër ta është Sinisa Mihajloviç. Përveç serbit, edhe De Zerbi është një alternativë, i cili aktualisht drejton Sasuolon por është edhe dëshirë e Milanit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/