Liverpuli përgatit finalen nën diellin e Spanjës, Mane: Nuk na mungon aspak moti anglez

Skuadra e Liverpulit ka nisur përgatitjet për finalen e 1 qershorit, ku do të sfidojnë një tjetër ekip anglez, Totenhemin, në stadiumin ‘Wanda Metroplitano’, shtëpia e Atletiko Madrid. Të kuqtë janë grumbulluar në jug të Spanjës, më saktësisht në Marbeja.

Sigurisht, ky një vendim edhe për t’u mësuar me kushtet e motit në Spanjë të cilat janë komplet të ndryshme nga ato të Anglisë, teksa për të triumfuar në finalen e Ligës së Kampionëve gjithçka duhet të jetë në perfeksion. Ndërkohë, duke njohur motin anglez me shi, lojtarët e Liverpulit po e shijojnë në maksimum kohën e Spanjës, ndërsa sulmuesi Mane u shpreh se nuk ia ndjen aspak mungesën motit anglez.

Ndërkaq, një tjetër lajm i mirë për Jurgen Klop është se në finale do të jetë i gatshëm sulmuesi Roberto Firminjo. Braziliani ka munguar në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit, ndërsa tashmë do të rikthehet për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

/EgiCabeli-VipSport.al/