Mbyllet ndeshja në Korçë, Skënderbeu mposht Luftëtarin

Skënderbeu dhe Luftëtari u vunë përballë në Korçë në një ndeshje, ku të dyja skuadrat kishin shumë mungesa, veçanërisht gjirokastritët, të cilët nuk kanë as trajner dhe u drejtuan nga përgatitësi i portierëve Miohajloviç.

Trajneri Shehi nuk kishte qendërsulmues dhe u detyruar të luajë me treshen Bregu-Pervan-Gripshi. Përveç Krasniqit dhe Oto Xhon, munguan edhe Muzaka dhe Taipi. Stafi teknik i Luftëtarit modifikoi mbrojtjen dhe sulmin, duke aktivizuar Kukajn, Açkën dhe Uarden. Munguan në këtë ndeshje Rapa, Ramadani, Xhekson dhe Aleksi të pezulluar, por edhe Dunga.

Sa i përket takimit, korçarët nuk e vunë në diskutim suksesin teksa shënuan nga një gol për pjesë për të triumfuar me rezultatin 2-0. Në pjesën e parë ishte sulmuesi Pervan në minutën e 26, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Skënderbeu realizoi edhe të dytin, sërish me të njëjtin autor. Pas këtij rezultati, skuadra e Shehit beson ende te kualifikimi në Kupat e Europës, ndërsa Luftëtari ka siguruar objektivin mbijetesë dhe disfata nuk përbën problem.

 

Skënderbeu-Luftëtari 2-0

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Pëllumbi, Abazi, Lulaj, Dita, Sibo, Pervan, Bregu, Gripshi. Trajner: O.Shehi.

Luftëtari: Ruçi, Koconis, Açka, Kukaj, Neziri, Ahmetaj, Rapo, Hanti,  Hyseni, Fili, Uarden. Trajner: J.Mihajloviç.

Arbitër: K.Shahini

LIVE

90+3′ Mbyllet ndeshja në Korçë

51′ Skënderbeu dyfishon shifrat, sërish me Pervan

46′ Nis pjesa e dytë në stadiumin e Skënderbeut

45 +1′ Mbyllet pjesa e parë me fitoren e Skënderbeut, falë golit të Pervan

27′ Gooool Pervan kalon në avantazh Skënderbeun

1′ Nis ndeshja në Korçë