Lista e Anglisë, Southgejt grumbullon kapitenin Herri Kejn dhe ka një surprizë

Gareth Southgejt, trajneri i kombëtares angleze, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për Final Four të Ligës së Kombeve. Kombëtarja e “tre luanëve” do të përballet me Holandën në gjysmëfinale, më 6 qershor, në Guimaraesh.

Në listën e Southgejt figuron edhe emri i kapitenit Herri Kejn, i cili ka qenë i dëmtuar kohët e fundit. Emri surprizë është ai i sulmuesit Nathan Redmond, 25-vjeçarit që aktivizohet me Southemptonin. Nuk mungon në listë emri i Sancho të Borusia Dortmund.

Lista e Anglisë  

Portierë: Jack Butland, Tom Heaton, Jordan Pickford

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Ben Chilëell, Joe Gomez, Michael Keane, Harry Maguire, Danny Rose, John Stones, Kieran Trippier, Kyle Ëalker

Mesfushorë: Dele Alli, Ross Barkley, Fabian Delph, Eric Dier, Jordan Henderson, Declan Rice, James Ëard-Proëse, Harry Winks

Sulmues: Harry Kane, Jesse Lingard, Marcus Rashford, Nathan Redmond, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Callum Wilson.