Lilaj: Jam lojtar i lirë dhe pres oferta, kam biseduar me Takajn

Sabjen Lilaj ka mbyllur aventurën e tij me Gabalën në Azerbaxhan dhe tashmë po mendon për një akomodim të ri në karrierë. Ish-mesfushori i Skënderbeut në një prononcim për Supersport, u shpreh se pret oferta si lojtar i lirë që është, ndërsa nuk mohoi një rikthim te Skënderbeu nëse do të ishin të njëjtat kushte.

Rikthim te Skënderbeu

“Tani jam lojtar i lirë, pres oferta. Kam pasur oferta por ende nuk janë të duhurat.Kurrë mos thuaj kurrë, nëse do jenë të njëjta çmime dhe kushte.  Kam biseduar me Takajn më ka thënë se jam i mirëpritur, ku ka mirë, pranë familjes. Por, në radhë të parë duhet të fitojnë në CAS”.

Titulli i Partizanit? I merituar “E kanë merituar, nuk e di pse ka çaluar Kukësi, ndoshta sepse ka ndërruar shumë trajnerë, Skënderbeu ka pasur problemet e veta dhe mendoj se Partizani e ka merituar”, tha Lilaj.