Lëvizja gjeniale e Atletikos, blen lojtarin që kishte huazuar për të fituar 7,5 milionë euro

Atletiko Madrid ka filluar shumë shpejt lëvizjet për sezonin e ardhshëm, duke kryer dy transferime me Sporting të Lisbonës, një nga të cilët në të vërtetë është shumë i veçantë, por që u garanton klubeve të ardhura të ndjeshme. Të dy lëvizjet në fakt u zyrtarizuan nga skuadra portugeze, e cila ka dalë e fituar në këtë mes.

Portugezët kanë blerë nga Atletiko për 7,5 milionë euro 50% të kartonit të sulmuesit Luciano Vieto, i cili prej 3 sezonesh është dhënë vazhdimisht në huazim nga madrilenët pasi nuk gjente vend në skuadrën e Simeones. Nëse Vieto shitet, disa miliona të tjerë do të përfundojnë në arkën e Atletikos që e bleu për 20 milionë euro sulmuesin katër sezone më parë.

Sa i përket marrëveshjes së dytë, ajo është pak më e komplikuar. Bëhet fjalë për Gelson Msrtins, mesfushorin portugez, i cili në verën e kaluar u “arratis” nga Sportingu i Lisbonës pas problemeve që kishte me ultrasit e kësaj skuadre të cilët e sulmuan fizikisht me urdhër të ish-presidentit. Ai firmosi me Atletikon por që në janar u huazua te Monako dhe klubet kanë një akord për transferimin për 30 milionë euro të tij në Francë nëse klubi i principatës mbijeton.

Atletiko pranoi sot t’i paguante 22,5 milionë euro Sportingut, i cili kërkonte dëmshpërblim për lojtarin, i ndërgjegjshëm se me finalizimin e marrëveshjes me Monakon, gjithsesi do të fitonte një shifër prej 7,5 milionë eurosh vetëm duke bërë si ndërlidhës mes dy skuadrave.

Ndërkohë, pritet të bëhen publike dy lamtumira të tjera, pasi në Spanjë garantojnë se Huanfran dhe Felipe Luiz kanë refuzuar ofertat e klubit dhe nuk do të jenë më pjesë e skuadrës madrilene e cila po kalon një proces rindërtimi. /vipsport.al/