Letra prekëse e motrës së Sala pas publikimit të mesazheve të fundit: Nuk e kuptoj si munde!

Pak orë pas publikimit të mesazheve të vëllait të saj, që nuk donte të shkonte në Kardif, Romina Sala, ka postuar në profilin e saj në Instagram një letër. Kuptohet qartë se dhimbja është ende shumë e fortë.

Mesazhi audio i publikuar nga “L’Equipe”, ku Emiliano Sala konfirmonte se nuk donte të shkonte te Kardifi, bota e futbollit është tronditur. Dhe sigurisht që ishte një tjetër goditje e fortë në zemër për Rominën, motrën e futbollistit, që pak muaj pas tragjedisë së vëllait, i është dashur të përballojë edhe ndarjen nga jeta të babait Horacio, që nuk e duroi dhimbjen e vdekjes të të birit.

Në letrën e publikuar së fundi, Romina shkruan: “Nuk e kuptoj si na në le pa na lajmëruar. Ti që ishte artizani i zemrës sime dhe që e ndërtove me aq shumë dashuri. Në këtë heshtje të falënderoj që më transformove në një mjellmë. Kështu, mungesa jote kthehet gjithmonë në praninë tënde pranë meje. Vështrimi yt i munguar shndërrohet në një kështjellë të pamposhtur të shpirtit tim. Lamtumira jote braktis egoizmin e nevojave të mia dhe kthehet në një udhëtim që do të na takojë sërish.

Duhet gjithsesi t’i bëj llogaritë me faktin se kjo dashuri e imja e pakushtëzuar nuk të kthen prapa. Dhe kjo më lëndon shumë. E di që më ke lënë magjinë e fuqisë më të madhe në botë, dashurisë. Dhe ja ku jam këtu, duke shpërndarë pluhur magjik sa herë që mundem, duke parë prapa meje dhe jo jashtë. Jeta ime do të ndalet për pak. Më ke mësuar që ta dua veten. Më ke lënë një dhuratë: aftësinë që, në mungesën tënde, të fransformohem në një mjellmë, thjesht duke kujtuar si ti arrije ta bëje. Dhe ky është ai moment që besoj se gjithçka mund të rifillojë si më parë. Me dashuri…”. / Vipsport.al