Lamtumira e De Rosit, tifozët e Romës banderola gjatë natës kundër klubit

Ditën e djeshme Daniele De Rosi habiti jo pak teksa lajmëroi se ky ishte sezoni  i fundit me Romën. Mesfushori lajmëroi se nuk do të tërhiqej nga futbolli sepse kishte ende dëshirë për të luajtur, por duke qenë se shoqëria nuk i kishte dhënë sinjale për rinovimin atëherë, kapiteni vendosi të shikojë një opsion tjetër për të vazhduar vitet e fundit të karrierës.

Diçka e tillë ka zhgënjyer tej mase tifozerinë romane, të cilët e kishin idhull De Rosin, i cili njëjtë si kapiteni Toti nuk e tradhtoi asnjëherë klubin ku u rrit dhe kaloi pjesën më të rëndësishme të fanellës. Në këtë formë, tifozët gjatë natës kanë shkruar parulla kundër drejtuesve në selitë e klubit për mungesën e respektit ndaj De Rosit.

Ultrasit nuk e pranojnë faktin se drejtuesit nuk i kanë ofruar një kontratë të re mesfushorit, duke shpërthyer ndaj klubit kryeqytetas. “Djem të Romës, kapitena dhe flamuj. Ja dashuria dhe respekti që kjo shoqëri nuk mund të ketë kurrë”, ishte një nga banderolat kryesore të ultrasve.

/EgiCabeli-VipSport.al/