Lacio pa Strakoshën e mbyll me disfatë Serinë A, Torino fiton por nuk arrin Evropën

Torino dhe Lacio ishte sfida që ka hapur këtë javë të fundit të Serisë A, teksa dy skuadrat kishin dalë nga objektivat për të siguruar Kupat e Europës, edhe pse Lacio do të marrë pjesë pasi arriti të triumfonte në finalen e Kupës së Italisë.

Torino triumfoi me rezultatin 3-1, ndërsa  sfida nuk dhuroi emocione në pjesën e parë teksa u mbyll me rrjeta të paprekura. Megjithatë, golat nuk munguan në fraksionin e dytë të lojës.  Fillimisht ishte ekipi vendas që shënoi dy gola të shpejtë, falë realizimeve të Falkes dhe Lukiç në minutat 51 dhe 53.

Sakaq, në të 66-tën minutë, sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile u mundua të rihapte llogaritë e takimit pasi realizoi për të tijtë, duke shkurtuar diferencat. Megjithatë, 10 minuta para fundit për Torinon trefishoi De Silvestri duke vendosur në kasafortë tre pikëshin e fundit për këtë sezon.

/EgiCabeli-VipSport.al/