Laçi, me 3 pikët në “xhep” mendon për transfertën europiane me Flamurtarin

Laçi këtë fundjavë nuk do të luajë ndeshje zyrtare pasi sipas kalendarit ndeshja e radhazi i  takon me Kamzën që është përjashtuar nga gara dhe kurbinasit marrin 3 pikë pa u munduar fare.

Megjithatë, kjo periudhë i vlen shumë trajnerin të kurbinasve, Sulejman Starova dhe stafit të tij që të punojnë sipas një programi ekstra.

Por, Laçi do të ketë mungesa titullarësh në Vlorë, ndërsa bëhet e ditur se sulmuesi Antoni Okpotu nuk do të jetë në dispozicion të bardhezinjve për shkak se ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë në ndeshjen e javës së shkuar me Kastriotin.

Okpotu u bë pjesë e kurbinasve në gjysmën e dytë të këtij kampionia, ku është aktivizuar plot 558 minuta, duke shënuare dhe 1 gol në sfidën ndaj Teutës së Durrësit. E megjithatë, alternativët për Starovën nuk mungojnë në vijën e parë.

E.S./Vipsport.al/