Laçi ka një finale Europë, në Vlorë pa sulmuesin e ardhur me bujë

Laçi është duke u përgatitur për transfertën e fundjavës që do të luajë me skuadrone  Flamurtarit në qytetin e Vlorës. Bardhezinjtë e trajnerit Starova, morën 3 pikë në tavolinë ndaj Kamzës, ndërsa tashmë synojnë që të marrin pikët e plota edhe në Vlorë.

Madje, kjo është edhe një finale për Europën, pasi poshtë Laçit në renditje ndodhen vlonjatët, të cilët aktualisht kanë 48 pikë, një më pak se bardhezinjtë. Në këto tri javë që kanë mbetur, kurbinasit do të synojnë pikët e plotë, në mënyrë që të konsolidojnë pozitat në vendin e tretë në tabelën e renditjes.

Laçi do të ketë një mungesë të rëndësishme dhe bëhet fjalë për një nga titullarët dhe lojtarin e ardhur me bujë në merkaton e janarit, nigerianin Antoni Okpotu.

E.S./Vipsport.al/