Laçi dhe Tirana me rëndësi të madhe, gjykohet nga arbitër ndërkombëtar

Tirana ka sot një transfertë mjaft të vështirë duke qenë se luan në fushën e Laçit dhe fitorja është detyrim për bardheblutë për të hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës. Duke ditur problemet që ka pasur së fundmi ky takim, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, është menduar që si gjyqtar të caktohet një ndërkombëtar.

Kështu, Enea Jorgji do të jetë ai që do të ndajë drejtësinë në këtë ndeshje dhe do të ndihmohet nga dyshja Emigers Ganxhi dhe Fatmir Lamaj. Këtë sezon, do të jetë hera e pestë që Jorgji do të gjykojë Tiranën ndërkohë që do të jetë hera e katërt për Laçin.

E veçanta me këto dy skuadra, është se asnjëra nuk ka arritur të marrë fitore këtë sezon kur Jorgji i ka gjykuar. Kurbinasit numërojnë 2 barazime dhe 1 humbje, ndërkohë që bardheblutë numërojnë 2 barazime dhe 2 humbje. Këtë sezon, Laçi dhe Tirana janë përballur 3 herë në kampionat e 2 herë në Kupën e Shqipërisë, ku në kampionat ka Laçi dy fitore dhe një ndeshje e mbyllur barazim. Në Kupë kanë marrë të dyja skuadrat nga një fitore me Tiranën që është kualifikuar për në finale. /Erjon Allaraj-VipSport.al/