

Atalanta dhe Lacio luajnë për krenarinë sot në mbrëmje, në finalen e Kupës së Italisë, por edhe për të mbushur arkat. Të ardhura nga e drejta televizive, por ka bonuse edhe për Superkupën e Italisë. Në valle është edhe futja direkt në grupet e Europa League.
Kush fiton sot në “Olimpico”, do të arkëtojë rreth 10 milionë euro, pa harruar futjen direkt në grupet e Europa League, që garanton edhe të paktën 10 milionë euro shpërblim nga UEFA. Kupa e Italisë vlen gjithmonë e më shumë dhe veç krenarisë, është edhe çështje parash për Atalantën dhe Lacion.
Në ankandin e fundit për të drejtat televizive, RAI e ngriti ofertën për të fituar konkurrencën me Mediasetin, duke ofruar 35.5 milionë në sezon, duke përfshirë edhe Superkupën, për trevjeçarin 2018-21, 13 milionë më shumë se për trevjeçarin e mëparshëm. Kështu, Lega Serie A ka mundësi të shpërndajë më shumë shpërblime për pjesëmarrësit. Fituesi i Kupës së Italisë përfiton nga e drejta televizive 5.3 milionë, kurse finalisti përfiton 3.4 milionë. Pastaj ka të ardhura edhe nga reklamat dhe dy ekipet do të përfitojnë rreth 1.6 milionë euro secili.
Kush fiton trofeun, do të ndeshet me Juventusin në Superkupën e Italisë, që do të thotë se mund të marrë një bonus prej të paktën 2 milionë eurosh. Shifër që mund të shkojë në 3.3 milionë, nëse luhet në Arabinë Saudite. Kështu, duke i mbledhur këto shpërblime, mund të arrihet në afërsisht 10 milionë. / Vipsport.al
more recommended stories
Habit krahasimi i ish-trajnerit të Portos: Kishim Hulk, Falkao, Hames dhe Mutinjo. Ishte një ekip pornografik
Klubi i Portos kishte një nga.
I pakënaqur te Juventusi, bardhezinjtë projektojnë shkëmbimin e mesfushorëve me PSG
Lista e trajnerit Mauricio Sarri për.
Nejmar është i pandreqshëm! Në verë kërkonte të transferohej, tani hedh në gjyq Barcelonën
Nejmar shprehur hapur dëshirën për t’u.
I udhëhoqi drejt suksesit në Champions, Liverpul dhe Klop nënshkruajnë një marrëveshje të re
Jurgen Klop ka rinovuar kontratën e.
Leave a Comment