Kukësi me mungesa para Partizanit, Gjoka: Partizanin e kemi respektuar dhe uruar

Kukësi ka këtë javë një takim mjaft të vështirë në transfertë duke qenë se luan në “Selman Stërmasi” përballë Partizanit që u shpall kampion pak ditë më parë. Verilindorët rrezikojnë seriozisht vendin e dytë dhe fitorja në këtë takim është detyrim për ta.

Vetë trajneri Ernest Gjoka, në një prononcim për “VipSport.al” ka pranuar se skuadra është e qetë dhe po punon për ndeshjen e radhës ndërkohë që ka zbuluar edhe gjendjen fizike të futbollistëve dhe mungesat që do të ketë në këtë takim. Rroca është një mungesë e madhe e Kukësit, ndërkohë që kapiteni Ylli Shameti ka mbyllur sezonin.

“Gjendja e skuadrës? Jemi të qetë dhe po punojmë për ndeshjen dhe jemi të fokusuar totalisht te takimi përballë Partizanit tashmë kampion. kemi të dëmtuar Rrocën, ndërsa Shameti ka mbyllur sezonin. Rama do të jetë në dispozicion të skuadrës këtë ndeshje.

Titulli te Partizani? Partizanin e kemi respektuar si ekipi kampion dhe e kemi respektuar si të tillë”, tha Gjoka në prononcimin e tij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/