Kukësi e përmbys për 10 minuta, Rexhinaldo golashënuesi i Superiores

Kukësi nuk bënë shaka! Mposht Kastriotin me përmbysje me rezultatin 3-1 dhe “saldohet” në vendin e dytë në tabelën e renditjes. Kuksianet ishin në disavantazh, pasi krutanët që shpresonin ende te mbijetesa shënuan në pjesën e parë me Ymerajn.

Më pas, në pjeswn e dytë, Rexhinaldo, Shkurtaj e sërish Rexhinaldo shënuan dhe i dhanë 3 pikët Kukwsit e qe mbyll në vendin e dytë, ndërsa krutanët e mbyllin në vend të 9-të duke rënë në Kategorinë e Parë pas një sezoni në Superiore.

 

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Kukësit.

90’+1’ GOOOL Kukësi, shënon Rexhinaldo. Sulmuesi merr një harkim nga Xhemajli dhe dërgon sferën në rrjetë me goditjen e tij me kokë.

84′ GOOOL Kukësi, shënon Shkurtaj, Thuajse identik si goli i Rexhinaldos, shumë hapësira në prapavijën e krutanëve dhe ai falënderon duke dërguar sferën në rrjetë. 

81′ GOOOL Kukësi, shënon Rexhinaldo. Sulmuesi gjen hapësirën për të mposhtur Pujën me një diagonale të shpejtë i vetëm në zonë.

79’ Telashe për Kastriotin në minutat e fundi, pas një dëmtimi të Çekrezit i cili duhet të lërë fushën e lojës. Në vend të tij aktivizohet Puja.

78’ Rashinaldo ka një tjetër mundësi të mirë shënimi pas pasimit të Et’hemit, sfera përfundon jashtë duke bërë që verilindorët të shpërdorojnë një tjetër rast të mirë para portës.

75’ T. Marku i lë vendin në fushë Nezirit në minutat e fundit.

69’ Largohet Okebugvu për t’i bërë vend H. Markut te Kastrioti, kurse Limaj hyn në fushë në vend të Dazrias te Kukësi

66’ Çyrbja merr topin mire pas një gpditje nga këndi të Kastriotit dhe mundohet të nisë një kundërsulm. Mesfushori bën 60 metra sprint me topin në këmbë por pastaj gabon gjithçka në pasimin e tij për Kordeiro, duke shpërdoruar një rast të mirë.

58’ Kastrioti mundohet të mbyllë ndeshjen me Markun, por goditja e tij me kokë është shumë e lehtë dhe përfundon në duart e Gomis.

52’ Harkim perfekt nga e majta i Rrumbullakut i cili gjen Rexhinaldon në shtyllën e dytë, goditja e sulmuesit përfundon në duart e Çekrezit.

48’ Mundohet Rexhinaldo i vetëm të hyjë në zonë, por Bojom kupton gjithccka dhe kontrollon me qetësi duke i hequr sferën nga këmbët me lehtësi.

46’ Filon pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45′ Mbyllet pejsa e parë me avantazhin e Kastriotit. 

42’ Kundërpërgjigjet shpejt Kastrioti me Okebugvun i cili gjuan fluturimthi por portiere Gomis reagon me një grushtim të saktë duke ndalur sulmuesin e vendasve.

41’ Kordeiro merr një pasim të mirë në zonë dhe pasi shmang mbrojtësin gjen hapësirën të gjuajë me të djathtën e tij, por nuk arrin të dërgojë sferën në rrjetë në tentativën për të goditur shtyllën e dytë, pasi topi përfundon jashtë.

34’ Okebugvu gjen përsëri hapësira në krahun e djathtë, gjuan drejt portës por në mënyrë shumë të gabuar duke kaluar sferën shumë lart mbi traversë.

31’ Bardhi arrin të tundë rrjetën pas një aksioni të gjatë të kroatëe por sinjalizohet në pozicion jashtë loje me të drejtë.

28’ GOOOL Kastrioti, shënon Ymeraj. Një goditje dënimi ballore ekzekutohet me skemë nga Kastrioti që hap lojën djathtas për Shehun i cili më pas gjën Ymerajn në zone. Goditja e këtij të fundit në hyrje të zonës është e saktë dhe sfera ndalet në rrjetë. 0-1

22’ Kundërzbritje e shpejtë e Kukësit me Rexhinaldon i cili gjuan nga pak hapa larg katërkëndorit të Kastriotit, Çekrezi i mohon golin me një grushtim vendimtar.

21’ Roxher provon tashmë të shënojë me një goditje të fortë nga jashtë zonës, sfera përfundon në duart e Gomis.

19’ Dominim i plotë i Kastriotit që kërkon me çdo kusht të shënojë. Vetëm një ndërhyrje e Teqjes i heq mundësinë Roxher të gjuajë në portën e Kukësit nga një pozicion i favorshëm brenda zonës.

18’ Okebugvu provon me një gjuajtje të fortë nga e djathta, goditja është qendrore dhe kontrollohet nga Gomis.

14’ Tjetër mundësi e mirë për Kastriotin në krahun e djathtë me një top të kthyer drejt qendrës nga Roxher. Sfera kalon pasqyrën e portës pa u devijuar nga askush.

10’ Kastrioti mundohet në çdo mënyrë që të vërë në vështirësi prapavijën e Kukësit. Ymeraj gjen hapësirën për të gjuajtur pas një kontrolli të bukur me gjoks por Gomis e ndal me një ndërhyrje vendimtare. Gjithsesi aksioni ishte i pavlefshëm pasi lojtari gjendej në pozicion jashtë loje.

3’ Aksion i shkëlqyer i Kordeiro nga e majta, futet në zonë por në momentin e gjuajtjes ndërhyn Shehu I cili i heq topin nga këmbët.

1’ Fillon ndeshja në stadimin e Kamzës me shkallare thuajse të boshatisura.

Kukësi-Kastrioti 0-1
28′ Ymeraj

Kukësi: Gomis, Et’hemi, Musolli, Teqja, Rrumbullaku, Çyrbja, Dzaria, Joti, Kordero, Rexhinaldo, Shkurtaj.

Trajner: Ernest Gjoka

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Shehu, Ymeri, Okebugu, Bardhi, Roxher. T.Marku.
Trajner: Bledar Devolli

more recommended stories