Kriza financiare dhe mungesat në stërvitje, Iliria rrezikon përpara Vorës

Ilirisë së Fushë-Krujës i duhen me patjetër 3 pikët këtë fundjavë ndonëse luan me skuadrën e vendit të fundit, Vorën që ka rënë një kategori më poshtë. Skuadra e Fatmir Salës, ndonëse me një grup të mirë lojtarësh duhet ë të shmang me patjetër ndeshjen shtesë me një nga ekipet e vendit të dytë të Kategorisë së Dytë.

Ndaj edhe i duhen me patjetër 3 pikët ndaj Vorës, por situata financiare nuk ka qenë edhe aq e mirë, e madje disa lojtarë nuk janë paraqitur rregullisht në seancat stërvitore në shenjë revolte për pagat e pa marra në muajt e fundit.

Trajneri Sala është munduar që të mbajë të karikuar lojtarët, ndonëse duhet theksuar se këtë sezon është rast që përsëritet kjo e krizës financiare në radhët e skuadrës së Ilirisë.

E.S./Vipsport.al/