Kovaç-gazetarëve: Do qëndroj te Bajern. Më besoni, kam informacion të dorës së parë

Niko Kovaç është i bindur se do të vazhdojë të jetë ai trajneri i Bajern Mynih edhe në sezonin e ardhshëm, ndonëse imediat në Gjermani insistojnë se bavarezët duan ta largojnë. Pas fitores 5-1 kundër Eintraht Frankfurt, e cila i siguroi titullin kampion skuadrës së tij, Kovaç është shfaqur i bindur para gazetarëve se do të qëndronte dhe ka përdorur një shpjegim paksa të çuditshëm.

“Unë kam informacione të tjera nga ato që kanë dalë, pas kuintave. Jam i bindur se gjërat do të vazhdojnë kështu”, tha Kovaç për “Sky” pas sfidës. Normalisht, gazetarët e pyetën se çfarë ishte ky informacion që kishte trajneri dhe që rezultonte ndryshe nga ajo që kishte qarkulluar në media në këto ditë.

“Duhet të më besoni se është informacion i dorës së parë, jo të dytë apo të tretë”, ishte shpjegimi i Kovaç i cili gjithsesi nuk konfirmoi 100% se besimi i kishte ardhur nga Hënes e Rumenige. “A më thanë që do të jem trajneri edhe sezonin e ardhshëm? Hmmm, po, le të themi kështu”, ishte përgjigja e Kovaç. /vipsport.al/