Kosova luan në stadium të tejmbushur, Anglia njofton se janë shitur biletat për sfidën ndaj Dardanëve

Edhe pse ndeshja me përfaqësuesen e Kosovës do të luhet në muajin shtator dhe ka ende kohë deri sa të vijë momenti për Kombëtaren e Anglisë të sfidojë Dardanët, britanikët kanë dhënë njoftimin se stadiumi ‘St. Mary’ do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij maksimal.

Ka qenë federata angleze e futbollit, ajo e cila ka dhënë lajmërimin se janë shitur të gjitha biletat në dispozicion dhe se impianti ku luan Sauthemptoni, nuk do të ketë asnjë ulëse të lirë. Një ndeshje me plot emocione për Kosovën duke pasur parasysh emrin e madh të rivalit përballë. Megjithatë, para se të shkojnë te ndeshja e 10 shtatorit, Dardanët kanë dy sfida të tjera të rëndësishme për rrugëtimin e parë historik në këto kualifikuese evropiani teksa do të përballen në dy transferta me Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Ndeshjet do të luhen respektivisht në datat 7 dhe 10 qershor. Ndërkohë, favoritët kryesorë të grupit padyshim që janë anglezët, megjithatë, Dardanët do të kërkojnë të thonë fjalën e tyre në Grupin A, teksa në ndeshjen e parë barazuan ndaj Bullgarisë në shtëpi.

/EgiCabeli-VipSport.al/