Komisioni i Disiplinës gjobit Kukësin, dënime të ashpra tek inferiorët

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e marra në mbledhjen e fundit, ku janë analizuar ndeshjet e fundit në të gjitha kategoritë, sipas asaj që është raportuar nga zyrtarët e FSHF-së. Ka vetëm një vendim sa i takon Superiores, ku Kukësi ka marrë një gjobë prej 100 mijë lekësh për dështim në përmbushjen e përgjegjësive.

Dënime të ashpra ka pasur në kategoritë inferiore, ku futbollistë dhe zyrtarë të ndryshëm klubesh kanë marrë pezullime deri në tetë ndeshje për sjellje josportive, siç është rasti i Albert Banit të Naftëtarit.

 

Vendimet e Disiplinës

  1. FK “Kukësi”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Neni 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek.
  2. KF “Elbasani”, në bazë Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jenë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
  3. Lojtari i KF “Naftëtari”, Kadrijan Koxhaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i KF “Naftëtari”, Albert Bani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. KF “Shkendija B.T” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Burreli” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  6. Lojtari i KS “Kastrioti” U-19, Blendi Tabaku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i KS “Kastrioti” U-19, Haxhi Shullazi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF “Spartaku” U-19, Insan Murati, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. KF “Shkodra” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Term FC” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  10. Lojtari i KF “Besa” U-19, Ardian Shaljani, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. KF “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “KF Beselidhja” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  12. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Iliria” U-19, Dashamir Cangu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.