Kombëtarja U20 grumbullohet në Francë, test ndaj Katarit të mërkurën

Kombëtarja U20 e Shqipërisë është grumbulluar në Francë, për ndeshjen miqësore ndaj Katarit U20. Në grumbullimin në Paris, trajneri Ilir Biturku ka grumbulluar kryesisht futbollistë nga kampionati shqiptar, teksa në total janë thërritur 18 futbollistë.

Në grumbullimin e Parisit, kuqezinjtë do të kenë dy seanca stërvitore në ditë, teksa ndeshja është programuar të zhvillohet të mërkurën në orën 18:00, më datë 15 maj. Synimi i kësaj miqësore ndaj Katarit U20, është evidentimi i talenteve të viteve 1999-2000, ndërsa duke qenë se miqësorja nuk zhvillohet në një datë zyrtare të FIFA-s ka bërë që në grumbullim të mos arrijnë të jenë të gjithë futbollistët e planifikuar nga trajneri Ilir Biturku.

/EgiCabeli-VipSport.al/

Lista e plotë e të grumbulluarve: