Kombëtarja e Gjermanisë publikon listën e të grumbulluarve, mungojnë yjet e La Ligës

Trajneri i Gjermanisë, Hoakim Lëv ka publikuar ditën e sotme listën e të grumbulluarve për dy sfidat e radhës kualifikues të evropianit 2020. Gjermania do të përballet me Bjellorusin në transfertë e më pas me Estoninë, respektivisht më datat 8 dhe 11 qershor. Tekniku këtë herë ka lënë jashtë mesfushorin e Realit të Madridit Toni Kros, ndërsa gjithashtu jashtë ka mbetur edhe portieri i Barcelonës, Ter Shtegen.

Në repartin defensiv, Lëv ka marrë futbollistin e Lajpcig, Marsel Halstenberg ndërsa nga Lajpcigu është edhe mbrojtësi tjetër Lukas Klosterman, por që ka qenë edhe një herë tjetër pjesë e Kombëtares. Pjesë e mbrojtës është edhe afrimi më i fundit i Borusia Dortmund, Niko Shulc.

Ndërkaq, bie në sy se në repartin e sulmit është grumbulluar vetëm një sulmues qendre, më së shumti duket se trajneri Hoakim Lëv do të mbështetet tek futbollistët e krahut apo të sulmuesve anësorë.

/EgiCabeli-VipSport.al/