Klubi i Devollit në festë pas ngjitjes në të Parën: Edhe ne si Ajaksi e Barcelona

Devolli arriti ta mbyllte sezonin në vendin e parë në Grupin e tij në Kategorinë e Dytë duke siguruar një biletë për në të Parën. Në finalen e Kategorisë së Dytë ndaj Tërbunit, Devolli u mund me rezultatin 2-1, megjithatë kjo nuk e zbeh suksesin e devollinjve.

Fabian Nallbati arriti të shënonte një supergol ndaj Tërbunit dhe pikërisht Nallbati është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit nga tifozët e Devollit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, klubi i Devollit njofton se kjo zgjedhje do të bëhet çdo vit, ashtu si te Ajaksi dhe Barcelona.

” Fabjan Nallbati – Futbollisti i vitit i Devollit (zgjedhur nga fansat) Urime, Fabjan!

Pa ja hequr askujt meritat pasi çdo lojtar ka pasur rolin e tij thelbësor në arritjen e objektivit , ky sondazh do të bëhet çdo vit duke ndjekur shembullin e skuadrave më me emër në Europë si Ajax apo Barcelona. Faleminderit të gjithë votuesve”, shkruhej në njoftimin e klubit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/