Klubi i Agollit konfirmon mungesën në Kombëtare, miqësore ndaj ekipit gjerman

Kohët e fundit, në Kombëtare ka pasur një çështje që lidhje me praninë e Ansi Agollit në Kombëtare dhe trajneri Kristian Panuçi kishte treguar dukshëm mungesë respekti ndaj tij. Ai jo vetëm që nuk i grumbulloi me ekipin kombëtar, por edhe nisi të mos e grumbullonte duke u shprehur se me moshën që ka nuk mund të luajë më.

As me Edi Rejan duket se nuk kanë ndryshuar aspak punët. Skuadra me të cilën Agolli luan, Kosmos ka një miqësore ndaj San Paulit dhe në reklamën që përshkruan ndeshjen, pjesë e saj është edhe Agolli, ish-kapiteni kuqezi. Ndeshja mes Kosmosit dhe Sant Paulit do të luhet ditën e nesërme.

Këto ditë, me Kombëtaren janë grumbulluar vetëm futbollistët të cilët e kanë përfunduar sezonin me skuadrat e tyre dhe janë pushim ndërkohë që nga e hëna do të bashkohen edhe futbollistë të tjerë kur edhe do të shpallet zyrtarisht lista me futbollistët e grumbulluar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/