Klauzola e’ Topit të Artë’, Modriç zgjat për një vit kontratën me Realin

Luka Modriç do të jetë edhe në sezonin e ardhshëm një futbollist i Real Madridit. Kroati shpeshherë ishte diskutuar se ky do të ishte sezoni i lamtumirës nga madrilenët, teksa interesimet nga Italia nuk kanë munguar, veçanërisht nga Interi.

Megjithatë, klubi spanjoll nuk kërkon të heqë dorë, ndërsa trajneri Zinedin Zidan e ka në planet e tij dhe beson te Modriç për në sezonin e ardhshëm. Ndërkaq, është zbuluar edhe një klauzolë në kontratën e Modriç me Realin, teksa nëse lojtari do të triumfonte në garën për Topin e Artë atëherë kontrata e tij do të zgjatej edhe për një sezon. Dhe Modriç ia doli të triumfonte në trofeun individual duke thyer hegjemoninë e Mesit dhe Kristiano Ronaldos .

Në këtë mënyrë duket se kanë marrë fund zërat për të ardhmen e Modriç, me mesfushorin që do të jetë pjesë e galaktikave të paktën deri në qershorin e vitit 2021.

/EgiCabeli-VipSport.al/