Klauzola e Nejmar shkon 170 milionë euro pas një viti, Reali te dera për brazilianin

Një klauzolë për prishjen e kontratës, që do të bënte të mundur shitjen e Nejmarit, por duke nisur nga qershori i vitit 2020. Kush dëshiron ta blejë brazilianin e PSG-së vitin e ardhshëm, sipas “Mundo Deportivo”, mund ta bëjë për shifrën e 170 milionë eurove.

Një lajm që i ka trembur tifozët e PSG-së dhe që në të njëjtën kohë ka ushqyer ëndrrat e tifozëve të Real Madrid për blerjen e Nejmarit. Madrilenët prej kohësh janë të interesuar për këtë futbollist dhe shifra në fjalë mund të përballohet.

Nejmar nuk po kalon momente shumë të lumtura në Paris kohët e fundit dhe zërat për largimin e tij janë shtuar. Sulmuesi është shfaqur shpesh nervoz, duke shkuar deri te goditja e një tifozi në shkallët e stadiumit. Në Paris e llogarisin edhe për një vit, më pas braziliani me siguri do të ndërrojmë ambient dhe do të kthehet në kampionatin spanjoll. / Vipsport.al