Kielini: Nuk surprizohem nëse rikthehet Alegri, e urrej Konten te Interi

Juventusi vendosi që të largonte Masimiliano Alegrin i cili nuk do të jetë më pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm ndërkohë që në vendin e tij pritet që të vijë një emër i madh. Diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë mbrojtësi Xhorxho Kielini i cili në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”.

Ai u shpreh se trajner i bardhezinjve do të bëhet një trajner që do të vazhdojë të fitojë me ta. Sakaq, ka shtuar se nuk do të ishte surprizë nëse një ditë Alegri rikthehet sërish në krye të stolit te Juventusi. Ai ka folur edhe për mundësinë e emërimit të Kontes në krye të stolit të Interit.

“Jam shumë i qetë dhe nuk di asgjë për trajnerin, por jam i bindur do të do të jetë një trajner i madh dhe do të vazhdojmë të fitojmë pasi klubi di të bëjë zgjedhje. Alegri largohet me suksese që vështirë se mund t’i bëjë kush tjetër duke fituar gjithçka dhe duke hyrë në histori prandaj nuk surprizohem nëse një ditë rikthehet pasi ka shumë dashuri mes palëve.

Konte te Interi? E urrej ta shoh aty por është pjesë e jetës. E kuptoj se jemi profesionistë por do të më çudiste nëse do të ishte te Interi. Nuk është kritikë pasi të gjithë e dinë marrëdhënien time me Konten. Shpresoj t’i shkojë mirë te Interi por të mos fitojë asgjë”, tha Kielini. /Erjon Allaraj-VipSport.al/