Këlni dhe Paderborni kthehen në Bundesligë, Union Berlin “kërcënon” Shtutgartin në ndeshje shtesë

Bundesliga do të ketë në gjirin e saj sezonin e ardhshëm edhe Këlnin dhe Paderbornin, dy skuadrat që kanë siguruar ngjitjen nga Bundesliga 2. Pas 34 ndeshjesh në kategorinë e dytë gjermane, këto dy skuadra ia kanë dalë të kthehen në elitë.

Këlni, në javën e fundit, barazoi 1-1 në fushën e Magdeburg, kurse Paderborni u mund 3-1 nga Dinamo Dresden, por ka siguruar vendin e dytë, falë golaverazhit më të mirë. Rasti i Paderbornit është vërtet i çuditshëm, pasi ka pasur shumë luhatje sezonet e fundit dhe tani ngjitet në elitën e futbollit gjerman pas një galopimi të frikshëm nga kategoria e tretë.

Pavarësisht fitores 3-0 në javën e fundit, Hamburgu mbetet në Bundesligën 2, pasi e ka mbyllur kampionatin në vend të katërt.Union Berlin barazoi 2-2 në fushën e Bohumit dhe u rendit në vend të tretë, që do të thotë se do të luajë një ndeshjes shtesë me Shtutgartin, vendin e tretë nga fundi në Bundesligë. Ingolshtadi, skuadra e Mavrajt, duhet të luajë një ndeshjes shtesë për të qëndruar në Bundesligën 2.

 

Verdiktet e Bundesligës 2

Ngjiten në Bundesligë: Këlni, Paderborni

Në Play-off: Union Berlin

Bien një kategori më poshtë: Magdeburg, Duisburg

Në Play-out: Ingolshtad