Kavani zbulon pasojat e përmbysjes së madhe të Barcelonës: U detyrova të shkoja te doktori!

Tifozët neutralë me siguri u kënaqën me përmbysjen e madhe të Barcelonës ndaj PSG-së në Championsin e sezonit 2016/17, por të tjerë kanë pasur probleme serioze. Nga ai zhgënjim i madh futbollistët e ekipit francez e kishin të pamundur të flinin gjumë.

E ka konfirmuar një nga titullarët më të rëndësishëm të PSG-së, Edinson Kavani, i cili në një intervistë për “ESPN” ka zbuluar se ajo mbrëmje e hidhur e detyroi t’u drejtohej doktorëve të klubit. “Ajo ndeshje ishte shumë e rëndësishme dhe më ka mësuar shumë, askush nuk e mendonte atë që ndodhi. Nuk po flija dot më, e kaloja natën duke lexuar dhe shkoja në stërvitje pa gjumë. Në fund vendosa të flisja me doktorin, që të qetësohesha. Ai më dha një kurë dhe më pas arrita ta marr veten gradualisht”.

Në atë ndeshje, tri minuta para fundit, Barcelonës i duheshin 3 gola për të kaluar më tej. Në fund, pasi atij rezultati 6-1, skuadra franceze përjetoi një dramë, që Kavanit duket se i paska hequr edhe gjumin.

Kavani ka folur edhe për përplasjet me Nejmerin te PSG-ja: “Besoj se përgjegjësia e saj që ndodhi i takon krejtësisht trajnerit Unai Emeri. Ai duhej ta saktësonte kush duhej ta gjuante penalltinë. Shkuam të nervozuar në dhomat e zhveshjes dhe unë thashë atë që mendoja. Ishte gjithçka në dorë të Emeri”. / Vipsport.al