Katër muaj pa rroga dhe të huaj të larguar qëllimisht, ja pse ra Tomori

Tomori e nisi sezonin si një skuadër me pretendime për Superioren, madje duke afruar mjaft lojtarë cilësorë në merkaton e verës. Beratasit ecën mjaft mirë, e madje duke qenë një “kockë e fortë” në fushën e tyre, por edhe në transfertë. Por, vetëm kaq..

Në janar, skuadra beratase pati mjaft probleme, largime lojtarësh, por edhe afrime dhe premtime boshe. Sepse Galica, Dore, Kacoli e ndonjë tjetër u larguan pa mbaruar mirë sezoni me pretekstin se nuk ishin lojtarët e duhur apo dhe gjoja se e kishin zgjidhur kontratën me marrëveshje. Por, lojtarët janë mashtruar nga drejtuesit e, madje bëhet fjalë për rroga të pa marra për 2-3 apo dhe më shumë muaj.

Në Berat justifikohen me faktin se janë rrëzuar me padrejtësisht, dhe kjo mund të jetë një arsye por askush nuk i justifikon dot zgjedhjet dhe largimet e lojtarëve shqiptarë dhe të huaj që klubi nuk ka treguar korrektesë.

E.S./Vipsport.al/