Kategoria e Parë, Grupi B/ Festival golash në Orikum e Elbasan, verdhebluve nuk u mjafon fitorja

Grupi B i Kategorisë së Parë do ta ulë nesër siparin me ndeshjen mes Bylisit dhe Besës së Kavajës ku ballshiotët kanë siguruar vendin e parë dhe nesër luajnë për statistikë. Sakaq, takimi i vetëm në ‘Play Off’ ishte ai mes Orikut dhe Egnatias i mbyllur me fitoren e vendasve 4-3. Pushim këtë javë ishte Lushnja.

Në “Play Out”, Elbasani kishte shansin e fundit për të siguruar matematikisht mbijetesën pasi luante në shtëpi ndaj Turbinës. Verdheblutë arritën të fitonin me rezultatin 4-2 por për shkak të golaverazhit mbeten në vendin e parafundit dhe duhet të luajnë tashmë në “Play Off” ndërsa ndeshje për statistikë ishte ajo mes Tomorit dhe Pogradecit e mbyllur 2-3. Pushim këtë javë ishte Apolonia. /VipSport.al/

Ndeshjet:

Play OFF

Oriku-Egnatia 4-3
Shënues:
 43’Bocaj, 45’Capoj, 60’Angel, 67’Sinaj/42′, 54′, 68’Branica

Play OUT

Tomori-Pogradeci 2-3
Shënues:
19’Dobra, 92′ Dyca/ 39’Jahaj, 53’Pura, 89’Topllari

Elbasani-Turbina 4-2
Shënues:
8′, 35’Mici, 31’Suvaria, 90’Koldashi / 15’Peqini, 61’Gjeci