Kategoria e Parë, Grupi A/ Vllaznia i jep fund makthit, Veleçiku në play-off

Kategoria e Parë ka zhvillua sot javën e fundit të këtij sezoni dhe në Shkodër ka pasur festë për shkak të ngjitjes së Vllaznisë në Superiore duke i dhënë fund në këtë mënyrë makthi. Shkodranët kanë mundur me rezultatin 1-0 skuadrën e Erzenit ku ka mjaftuar goli i shënuar nga mbrojtësi Erdenis Gurishta.

Takimi tjetër i ‘Play Off’ ishte ai mes Dinamos dhe Besëlidhjes i mbyllur në barazim 2-2, ndërkohë që Korabi është skuadra që e kishte mbyllur kampionatin pasi sot ishte pushim.

Sakaq, në “Play Out” Shënkolli ka arritur të mundë me rezultatin 2-1 Veleçikun duke siguruar qëndrimin  në Kategorinë e Parë. Veleçiku ka edhe një ndeshje në “Play Off” me vendin e dytë të Kategorisë së Dytë. Iliria ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mundur me përmbsyje me rezultatin 3-2 Vorën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Play-off

Dinamo-Besëlidhja 2-2
Shënues:
48′, 73’Sefa/ 60’Isiaga, 75’Hoxha

Vllaznia-Erzeni 1-0
Shënues: 44’Gurishta

Play-out

Shënkolli-Veleçiku 2-1
Shënues: 
24’Përgjini, 57’Danaj/ 65’Bega

Iliria-Vora 3-2
Shënues: 
44’Zuna, 47’xhabrahimi, 61’Doçi/ 18’Sadiku, 38’Kovaçi