Kastrioti, një titullar në mbrojtje mungon ndaj Flamurtarit

Kastrioti është duke vijuar përgatitjet me intensitet për sfidën e radhës që do të luajë në fushën e vete me skuadrën e Flamurtarit. Krutanët vijnë në këtë takim pas një loje dinjitoze në Laç ku edhe morën një pikë shumë të çmuar. Ndërkohë, skuadra krutanet duket e tashmë po synon që të rikthehet te fitorja në shtëpi.

Këtë fundjavë, në “Redi Maloku” krutanët do të luajnë me skuadrën e Flamurtarit të Vlorës. Do të synohen 3 pikët, në mënyrë që të ngushtohet diferenca me skuadrat rivale në betejën e mbijetesës, Tiranën dhe Luftëtarin.

Por, ndaj vlonjatëve, skuadra e trajnerit Bledar Devolli nuk do të ketë një nga titullarët e rëndësishëm të këtij sezoni, mbrojtësin e djathtë Lukman Husein, nigeriani që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Trajneri Devolli do të zgjedhë alternativën më të mirë për t’i besuar linjën e djathtë ndaj kuqezinjve.

E.S./Vipsport.al/