Kastrioti ndalet në shtesë, predha e Lushkjes i jep pikë Laçit

Nuk ka fitues në Laç, ku gjithçka ka përfunduar me rezultatin 1-1. Kurbinasit e drejtuar nga trajneri Selejman Starova i kanë shpëtuar humbjes për mrekulli në kohën shtesë, kur Lushkja ka barazuar me një gjuajtje të fortë. Më parë Taulant Marku kishte shënuar golin e avantazhit për Kastriotin, që tani e ka edhe më të vështirë mbijetesën.

Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, që kanë objektiva të kundërt, Laçi Europën dhe Kastrioti qëndrimin. Në Laç gjykuan një treshe arbitrash nga Luksemburgu.

 

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja 1-1.

90’+1’ GOOOL Laçi, shënon Lushkja. Çekrezi shpëton ppotën e tij nga një gjuajtje drejt katërkëndorit por nuk mund të bëjë asgjë ndaj predhës fluturimthi të Lushkjes që kalon portierin e krutanëve dhe kthen barazimin.   

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Çekrezi shpëton portën. Pas një goditje dënimi, topi përfundon te Domgjoni i cili i vetëm gjuan në kuadrat pak hapa larg portës. Por Çekrezi i hidhet në këmbë dhe ndalon topin.

89’ Zëvendësimi i fundit për Kastriotin, largohet Bardhi dhe aktivizohet Selmani.

87’ Goditje dënimi për Laçin me topin që përfundon në qendër të zonës por mbrojtja mike largon me vështirësi pa lejuar gjuajtje në portën e vet.

85’ Devolli udhëzon skuadrën të tërhiqet më shumë në këto minuta për të administruar avantazhin e shumëkërkuar.

81’ GOOOL Kastrioti, shënon T. Marku. Slalom i shkëlqyer i futbollistit të Kastriotit mes mbrojtjes kurbinase, duke kaluar edhe Selmanin e dërgar sferën në rrjetë.

77’ Shehu mundohet të gjejë zgjidhjen për këtë ndeshje me një goditje nga distanca, pa shqetësuar Selmanin i cili shoqëron me sy topin që shkon jashtë.

74’ Freskon mesfushën Starova, me aktivizimin e Jonuzit në vend të Çokajt.

69’ Lëvizja e parë e Starovës. Largohet nga fusha Shtubina për t’i bërë vend Berishës.

65’ Kundërsulm i shkëlqyer në krahun e djathtë i Laçit, Okpotu nis një pasim të fortë drejt qendrës ku Xhixha mbërrin me një kohë vonësë dhe sfera kalon pasqyrën e portës për të përufnduar në aësore pa u devijuar nga askush.

62’ Manovra e radhës e Devollit te Kastrioti është zëvendësimi I mesfushorit Kalaja me H. Markun.

61’ Ekzekutimi i goditjes nga këndi e Kastirotit gjen Çelën në shtyllën e dytë, goditja e tij e lehtë përfundon në duart e Selmanit.

60’ Gjoni rrezikon autogolin. Shehu nis topin në zonë ku mbrojtësi devijon me kokë mbrapa dhe për fatin e tij të mirë nuk dërgon sferën në rrjetë.

57’ Roxher provon me një gjuajtje me harkim me të djathtën në hyrje të zonës, sfera kalon jo shuëm lart mbi traversë.

55’ Rasti më i mirë për Kastriotin në këto minuta, Bojom i dalë në ndoihmë të sulmit gjen hapësirën nga e majta për të nisur sferën drejt Markut që gjendej me portën bosh por Gjoni ndal gjithçka me devijimin vendimtar që çon sferën jashtë.

52’ Harkim i gjatë nga e djathta në zonën e Laçit, Selmani del dhe kontrollon sferën para se Roxher të gjuante me kokë drejt portës së tij.

49’ Një tjetër tentativë e Lushkjes nga jashtë zonës devijohet nga mbrojtja dhe sfera përfundon lehtësisht në duart e portierit të Kastriotit.

48’ Eler fiton një top interesant në mesufshë dhe mundohet të nisë Shtubinën nga e djatha por ky i fundit nuk e kupton dhe sfera përfundon në fundore.

46’ Fillon pejsa e dytë me zëvendësim për Kastriotin. T. Marku zë vendin e Okebugvu.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 2 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

43’ Harkim perfekt i Domgjonit nga e majta, Okpotu gabon gjithçka në tentativën e tij për të gjuajtur në portë me kokë, duke dërguar sferën shumë larg kuadratit, edhe pse i vetëm në zonë.

41’ Tani është ekipi vendas që ka çdo gjë nën kontroll me pasime të shumta e qarkullim të gjatë, por pa arritur të gjejë hapësirën për të goditur në portën e Kastriotit.

36’ Rasti më i mirë i ndeshjes për vendasit. Goditje nga këndi për Laçin, topi ulet nga Gjoni për Okpotu i cili gjuan me forcë, sfera kalon shumë pak mbi traversën e portës së Çekrezit.

31’ Lushkja mundohet të nisë Shtubinën nga e djathta por ndalet në mënyrë të parregullt, duke fituar një goditje dënimi në pozicion ballor. Çokaj ekzekuton me një skemë me Toron nga e majta dhe mbrojtësi harkon në zonë por Bojom kupton gjithçka dhe me kokë largon topin në fundore para se Gjoni të gjuajë në portë.

25’ Shumë kërkues Kastrioti në minutat e parë, do një gol i cili mund të ringjallë shanset për mbijetesë por përballë mbrojtjes së vëmendshme të Lacit, prej disa minutash po tenton pa sukses gjuajtjet nga distanca.

19’ Kontakt në zonë mes Çokajt dhe Lukman, gjyqtari nga Luksemburgu bën shenjë që loja të vazhdojë.

16’ Kombinim shumë i bukur mes Okpotu dhe Çokajt në krahun e majtë. Pasimi në qendër i mesfushorit për sulmuesin që po futej në zonë ndalet në momentin vendimtar nga Lukman.

12’ Ndreca shpërthen në krahun e majtë dhe gjen hapësirën për të pasuar në qendër. Megjithatë Gjoni arrin të largojë topin nga zona e rrezikshme me një ndërhyrje vendimtare.

10’ Aksioni i parë i rrezikshëm i Laçit me Xhixhen që mundohet të gjuajë në portë, por prapavija mike bllokon gjuajtjen e tij e më pas edhe atë të Lushkjes nga jashtë zonës.

6’ Top perfekt i Kalasë nga thellësia për Bardhin në sulm, sinjalizohet për pozicion jashtë loje sapo Selmani del dhe kontrollon topin.

2’ Pas goditjes nga këndi, Ndreca provon të gjejë portën me roveshatë, Okpotu e devijon sferën larg katërkëndorit.

1’ Sulm i shpejtë i Roxher nga e djathta, Gjoni I heq topin para se të gjuajë në portë duke e dërguar në këndore.

1’ Fillon ndeshja në Laç.

Laçi-Kastrioti 1-1
90’+1′ Lushkja / 81′ T. Marku

Laçi: Selmani, Mersinaj, Toro, Gjoni, Domgjoni, Shtubina, Eller, Lushkja, Çokaj, Okpotu, Xhixha.

Trajner: Sulejman Starova.

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Shehu, Ymeraj, Okebugvu, Bardhi, Kalaja, Roxher.

Trajner: Bledar Devolli

KV: Okpotu, Lushkja / Shehu, Lukman