Kastrioti bën detyrën, mposht Teutën me mendjen nga Laçi!

Është mbyllur ndeshja në Fushë-Krujë, në sfidën mes Kastriotit dhe Teutës, takim që ka përfunduar 2-1 për skuadrën e trajnerit Bledar Devolli. Një fitore me vlerën e 3 pikëve, por duke parë edhe fitoren e skuadrës së Tiranës në laç, që është edhe rivalja për mbijetesë e krutanëve, duket e ky sukses i krutanëve mund të jetë pa vlerë në lidhje me objektivin madhor.

Gjithsesi, Kastrioti ka respektuar garën dhe kur jemi një javë para fundit të garës, duket e diferenca mes Tiranës dhe Kastriotit vazhdon që të jetë 2 pikë mes dy ekipeve, por që duket se më afër mbijetesës janë bardheblutë që presin në fundjavën e ardhshme Flamurtarin, ndërsa Kastrioti luan me Kukësin.

 

84’ Teuta hap ndeshjen, Kallaku realizon për miqtë nga Durrësi, 1-2!

74’ Vatnikaj shënon, krutanët dyfishojnë shifrat ndaj durrsakëve, 2-0 në “Redi Maloku”!

68’ Kastrioti në avantazh! Roxher kalon krutanët në avantazh!

46’ Nis pjesa e dytë, Kastrioti-Teuta 0-0. Teuta bën një ndërrim del Gashi dhe futet Qato.

45’ Mbyllet pjesa e parë në Fushë-Krujë, Kastrioti-Teuta 0-0

19’ Shehu kroson bukur për Bojom që në ndihmë të sulmit gjuan bukur dhe i afrohet golit.

1’ Nis ndeshja në stadiumin “Redi Maloku” të qytetit të Fushë-krujës, rezultati 0-0.

Kastrioti synon 3 pikët e vazhdimësisë për mbijetesën, ndërsa Teuta duket se shkon në Fushë-Krujë me shumë mungesa. Duhet theksuar se është një sfidë e vlerësuar nga të dyja ekipet, ndonëse durrsakët kanë shumë ndryshime në 11-shen e parë e madje kanë mungesa titullarësh, të lënë jashtë 18-shes apo formacionit nga stafi teknik.

Pa Bicajn e Sidibe që dihen, apo pa Prognin e Bushiçin, debuton 17-vjeçari Beqaj si dhe luan i riu Vila si titullar. Durrsakët luajnë Europën në këto dy takime me Kastriotin dhe Laçin javën e fundit dhe natyrisht që mungesa e titullarëve mund t’i kushtojë në objektivin sezonal….

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, H. Marku, Shehu, Ymeraj, Okebugu, Bardhi, Roxher, Vatnikaj. Trajner: Bledar Devolli.

Teuta: Hidi, Frashëri, Shkalla, Arapi, Hakaj, Gashi (Qato 46′), Avdyli, L. Beqaj, Vecaj, Vila, Kamara. Trajner: Bledar Shkëmbi.

Gjyqtarë: Laver Alla, Marius Qose, Edlir Malo, Kreshnik Cjapi