Kartoni i kuq në kampionat, Bare shpreson të shmangë pezullimin

Në ndeshjen e fundit të Malagës, ekipi ku aktivizohet Keidi Bare, mesfushori u detyrua ta mbyllte ndeshjen para kohe për shkak se u ndëshkua me karton të kuq. Ky ishte kartoni i dytë i kuq në tre muaj për Baren që njihet si lojtar luftarak, megjithatë në këtë rast ishte një ndërhyrje e paqëllimshme e mesfushorit, i cili e kuptoi se kishte gabuar dhe nuk i mbajti dot lotët teksa po linte fushën.

Ndërkaq, klubi i Malagës do të provojë ta kthejë në dispozicion 21-vjeçarit prej ndeshjes së ardhshme pasi në raportin e arbitrit nuk është përcaktuar qartë dinamika e momentit të ndërhyrjes, nëse kundërshtari e kishte zotëruar topin apo ishte një dyluftim .

Megjithatë, nëse arbitri vendos që të ndryshojë raportin atëherë Bare mund të përballet me një pezullim. Një pezullim që do të vinte në momentin e tij më të mirë teksa pas ardhjes në krye të trajnerit, Viktor Sançez, fieraku ka fituar gjithnjë e më shumë hapësira n ë formacion duke u kthyer në një futbollist të formacionit.

/EgiCabeli-VipSport.al/