Kapiteni i Olimpijas i ka shpresat te Çekiçi: Shpresojmë të vazhdojë kështu dhe të fitojmë Kupën

Endri Çekiçi po kalon një moment fantastik në Slloveni me Olimpija Ljubljanën duke qenë se në javët e fundit, e ka gjetur rrugën e rrjetës në mënyrë të vazhdueshme duke qenë protagonist absolut me skuadrën e tij. Mesfushori pogradecar ka arritur të shënojë së fundmi në fitoren që skuadra e tij arriti të merrte ndaj Muras me rezultatin 1-0.

Për formën që po kalon Çekiçi, ka folur vetë kapiteni i skuadrës dhe njëkohësisht portieri Nejc Vidmar i cili shpreson që Çekiçi të vazhdojë në këtë mënyrë dhe të shënojë sa më shumë gola për të ndihmuar skuadrën që të fitojë Kupën. Ai shpreson njëkohësisht që të ketë edhe të tjerë futbollistë që mund t shënojnë.

“Jam shumë i lumtur për paraqitjen në këtë ndeshje pasi në fund treguam karakterin e vërtetë dhe i gëzuam tifozët tonë me 3 pikë. Sinqerisht shpresoj që Çekiçi të vazhdojë në këtë mënyrë duke mbajtur këtë formë dhe shpresoj që të kemi sa më shumë futbollistë që shënojnë. Uroj që të na udhëheqë drejt fitimit të Kupës”, tha portieri Vidmar. /Erjon Allaraj-VipSport.al/