Kampionët e Shkëndijes nuk e ulin ritmin, Shkupi barazon ndaj Renovës

Është luajtur ditën e sotme java e parafundit e kampionatit në Maqedoninë e Veriut, teksa Shkëndija tashmë e shpallur kampione ka marrë sërish një tjetër tre pikësh, përballë Akademija Pandev. Tetovarët triumfuan me rezultatin 4-1, teksa ndeshja nuk pati shumë histori.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Zejnullait, ndërsa në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Totre dyfishoi. U duk sikur miqtë do të riktheheshin në lojë pasi shkurtuan diferencat, por Shkëndija shënoi edhe dy herë të tjera për të vulosur fitoren në shtëpi. Sakaq, në takimet e tjera Shkupi u ndal në barazim 2-2 në fushën e tij nga skuadra e Renovës.

Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh por në pjesën e dytë Renova përmbysi shifrat, megjithatë Shkupi ia doli të rivendoste baraspeshën në minutën e 60. Pas këtij barazimi skuadra shkupjane gjendet në mesin e tabelës me 45 pikë. Ndërkohë, Vardari shkatërroi me rezultatin e thellë 6-0 ekipin e fundit të klasifikimit Pobedën. /EgiCabeli-VipSport.al/

Rezultatet

Belasica-Rabotnicki 0-1

Makedonija-Sileks 2-0

Shkëndija-Akademija Pandev 4-1

Shkupi-Renova 2-2

Vardar-Pobeda 6-0