Kampionët e Anglisë në sulm për mbrojtësin e Juventusit, përfitojnë nga konflikti me Alegrin

Mançester Siti sapo u shpall këtë fundjavë kampion i Anglisë për herë të 6 në histori. Skuadra e Pep Guardiolës zhvilloi një kampionat të shkëlqyer ndërsa tashmë ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm, për të pasur një ecuri edhe më të gjatë në Ligën e Kampionëve.

Duket se kërkesa e trajnerit spanjoll është mbrojtësi i krahut te Juventus, Zhoao Kanselo. ‘Qytetarët’ janë të gatshëm të shpenzojnë për portugezin deri në 60 milionë euro, teksa një shifër e tillë mund të bind drejtuesit e bardhezinjve. Sakaq, anglezët mund të përfitojnë edhe nga raporti jo i mirë mes Kanselos dhe Alegrit.

Mes futbollistit dhe teknikut ka pasur pakënaqësi dhe nëse Alegri konfirmohet në stolin e Juventusit atëherë rruga e Siti për të mbërritur te Kanselo do të ishte e lirë, pasi edhe vetë mbrojtësi 24-vjeçar do të kërkonte largimin nga Torino.

/EgiCabeli-VipSport.al/