Kaloi gjithë jetën në Formula 1, legjenda Lauda do të varroset i veshur si pilot

Legjenda e automobilizmit botëror, Niki Lauda do të përcillet në banesën e fundit me nderime të veçanta dhe do të varroset si askush tjetër më parë. Ish-piloti e drejtuesi i famshëm austriak i Formula 1, do të varroset si një pilot që është gati për garë, një vendim që u mor nga familja e tij e cila dinte pasinin që kishte ai.

Gjatë kësaj jave, në Vjenë do të mbahen disa homazhe për nder të ish-pilotit austriak, duke filluar nga katedralja e qytetit që do të jetë e hapur për fansat të hënën. Pastaj do të zhvillohet një ceremoni private, ku janë të ndaluar videot e foto, askush nuk duhet të ndezë celularët me pak fjalë.

Mediat austriake kanë mësuar se shumë pilotë të Formula 1 do të jenë të pranishëm në këtë ceremoni dhe do të përcjellin Laudan në banesën e fundit. Por në funeral do të jenë vetëm familjarët dhe miqtë e ngushët. Ata kanë vendosur që Laura të jetë në arkivol jo i veshur me kostum por me tutat e garë, si në kohën kur fitonte titujt  botërore të Formula 1. Mbi varrin e tij, për ta kujtuar, do të vendoset gjithmonë një kaskë piloti garash. /vipsport.al/