Jupi: Kastrioti është favorit ndaj Flamurtarit dhe ekip interesant, Partizani jo i pathyeshëm

Ecuria e Partizanit këtë sezon, sipas Redi Jupit ka ardhur si pasojë e një skuadre të qartë dhe kjo e ka ndihmuar. I ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’, Jupi u shpreh se edhe Flamurtari ka shumë probleme dhe ndaj Partizanit ishte ndryshe nga ndeshjet e tjera.

“Partizani nuk është skuadër e pathyeshme dhe e ka treguara para disa javësh në Vlorë. Flamurtari ishte ndryshe shumë nga ajo ndeshje, por edhe Partizani ishte më i qartë këtë javë dhe shkoi te fitorja thuajse përmbyllëse. Fitorja ishte bonus pasi edhe Duka bëri shumë mirë pasi është lojtar me shumë cilësi. Ambientimi me kampionatin bëri që të shfaqet në potencialin e tij dhe mund t’i sjellë shumë Partizanit në të ardhmen.

Flamurtari bëri një humbje që nuk i duhej pasi të gjitha skuadrat janë afër. Nëse para kësaj ndeshje ishte afër vendit të dytë, këtë herë rrezikon vendin e tretë. Ka një ndeshje ndaj Kastriotit ku i duhet fitorja dhe është një skuadër e gjallë. Kastrioti ka lojtarë interesantë për t’u parë dhe një skuadër e favorizuar ndaj Flamurtarit.

Sherri? Organizator ka qenë Tirana dhe ashtu si Skënderbeu kanë presidentë shumë civilë që kanë urtësi në shumë gjëra. Këtë rast është problemi i klubit të Tiranës që ka lejuar një president mik të sulmohet nga një i ftuar i klubit. Kjo është si lista e deputetëve. Lista kontrollohet para dhe të parashikosh këtë situatë. Një nga ato njerëz mund të thotë një fjalë më tepër”, tha Jupi. /VipSport.al/