Junajtid prezanton fanellat e sezonit të ri, rikthen në memorie vitin e tripletës kur luante Solskjaer

Mançester Junajtid ka prezantuar uniformat e reja të cilat do të përdoren nga ‘Djajtë e Kuq’ gjatë sezonit të ri. Ajo që ka rënë në sy ka qenë një ngjashmëri e fanellave të reja me ato të cilat Junajtid ka regjistruar një sukses historik duke fituar tripletën e titujve në sezonin 1998-1999.

Në atë sezon, anglezët triumfuan në kampionat, në kupën FA Cup dhe suksesi dramatik në minutat e fundit ndaj Bajern Mynih në Champions League ku vendimtar ishte goli i Ole Gunar Solkskjaer, i cili është tashmë në stolin e Mançester Junajtid. Në fanella bie në sy ngjashmëria e stemës, që do të jetë si modeli i sezonit 1998-1999. I vetmi ndryshim është ai fanellës së portierit, e cila ndryshe nga i sezonit të suksesshëm nuk është në ngjyrën jeshile, e cila përdorej nga Shmajkëll, por do të jetë lejla.

Në fakt edhe kjo ngjyrë është përdorur më herët në historinë e Junajtid, përsëri është veshur nga portieri danez gjatë sezonit 1996-1997. Në këtë mënyrë, Junajtid me anë të uniformave ka kthyer pas kohën për të kujtuar një sezon lavdie në përpjekje për t’u ngjitur sërish në maja edhe pse në sezonin e ardhshëm nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

/EgiCabeli-VipSport.al/