Jo vetëm pezullime, nga Luftëtari do të ketë edhe largime titullarësh

Situata në Gjir9ijastër nuk duket dhe aq e qetë dhe duket se drejtuesit e klubit me lëvizjet më të fundit nuk kanë zgjedhur një rrugë profesionistësh. Në Gjirokastër do të ketë largime titullarësh e madje nga ata më të rëndësishmit të këtij sezoni.

Një prej tyre do të jetë edhe sulmuesi kryesor, Ismail Dunga, i cili u bë pjesë e skuadrës bluzi në fundin e merkatos së verës së shkuar. Shumë pak luajti në pjesën e parë të sezonit, ndërsa në pjesën e dytë gjeti hapësira por edhe “shpërtheu” me gola.

Tashmë ai ka arritur në kuotën e 7 golave të shënuar vetëm në kampionat, por edhe 2 gola në Kupën e Shqipërisë, duke qenë një pikë referimi për skuadrën bluzi.

Dunga erdhi nga ligat inferiore të kampionatit grek te skuadra e Luftëtarit dhe me shumë gjasa në verë mund të rikthehet në Greqi, këtë herë në skuadra të nivelit elitar, por ka kërkesa edhe nga kampionate të ndryshe. Gjithsesi, siç edhe bën të ditur vetë lojtari, për dy javë e ardhmja e tij do të marrë drejtim.

E.S./Vipsport.al/