Jo vetëm Hazard, Real Madrid ka në dorë një tjetër sulmues klasi nga Premier League

Gereth Bejl është drejt largimit nga Real Madrid. Duket e sigurt mbyllja e aventurës madrilene për uellsianin, tani problemi është se kush do të jetë zëvendësuesi i tij. “Sun” në Angli e ka gjetur, në fakt. Ai është sulmuesi i Arsenalit, Aubamejang.

Lojtari nga Gaboni sapo është shpallur shënuesi më i mirë i Premier League, bashkë me Sadio Mane dhe Mohamed Salah, me nga 22 gola. Një konfirmim mes sulmuesve më të mirë në botë. Arsenali është duke menduar për finalen e Europa League kundër Çelsit, që mund të jetë e fundit me fanellën e “Topçinjve” për Aubamejang.  Ai pritet të lërë Premier League për t’u transferuar te Real Madrid, që ka gati ofertën e çmendur për Arsenalin.

Aubamejang kaloi tek Arsenali nga Borusia Dortmund, në vitin 2018, për 56 milionë stërlina. Sulmuesi mund të shitet te Reali për 74 milionë stërlina, që do të thotë rreth 80 milionë euro. Drejtuesit e klubit madrilen e shohin lojtari nga Gaboni si pasuesin e denjë të Gereth Bejl, i cili duket se do të kthehet në kampionatin anglez.

Ajo që mund ta ndalojë shitjen e Aubamejang është reagimi i tifozëve të Arsenalit. Sipas tabloidit britanik, tifozët janë kundër shitjes së sulmuesit. Disa prej tyre kërkojnë në shkëmbim nga Reali: Varane dhe  Bejl për Aubamejang. Tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por Realit është e vështirë t’i rezistosh. / Vipsport.al