Jo vetëm De Rosi, edhe tre lamtumira të tjera te Roma në ndeshjen e së dielës

Do të jenë më shumë se 60 mijë tifozë në “Olimpico” për lamtumirën e  Daniele De Rosit. Kapiteni do të largohet dhe meriton respekt maksimal, por ndeshja e së dielës me Parmën nuk do të jetë e fundit vetëm për të.

Përveç De Rosit, të tjerë protagonistë të Romës do të largohen, duke nisur nga trajneri Klaudio Ranieri, për të vazhduar me mbrojtësin Kostas Manolas dhe sulmuesin Edin Xheko. Ranieri do të largohet pas një aventure tremujore, me 12 ndeshje. Objektivi ishte për ta çuar Romën në 4-shen e parë, por nuk ia doli.

Manolas dhe Xheko, dy lojtarë që kanë bërë historinë e Romës gjatë viteve të fundit, do t’i japin lamtumirën kësaj skuadre. Mbrojtësi grek kërkon një aventurë të re dhe klubet e mëdha janë gati të paguajnë klauzolën prej 36 milionë eurosh. Edhe Xheko do të lërë Romën, sepse klubi synon të ulë shpenzimet.

Ndeshja me Parmën mund të jetë e fundit edhe për futbollistë të tjerë të Romës, siç janë Nzonzi, Peroti, Pastore dhe El Sharaui, të cilët gjithashtu kanë pagesa të larta. / Vipsport.al