

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, që nga fillimi i kësaj jave ka filluar punën me një grup lojtarësh për të përgatitur sfidat me Islandën dhe Moldavinë. Grumbullimi me lojtarë që mund të bëhen pjesë e listës për këto dy ndeshje si dhe me lojtarë të perspektivës po ecën mirë, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për gjendjen e disa futbollistëve që nuk janë pjesë e grumbullimit por bëjnë pjesë në listën e madhe të lojtarëve të vëzhguar.
Në ditën e fundit, trajneri ka marrë lajme shqetësuese sa u përket dy emrave të cilët në kohët e fundit kanë qenë vazhdimisht pjesë e kombëtares. Mbrojtësi Arlind Ajeti është i dëmtuar dhe nuk do të luajë me skuadrën e Grasshopers ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Futbollisti shihej si alternativë për prapavijën në ndeshjen kundër Islandës, ku do të mungojë Mërgim Mavraj i cili shlyen sfidën e fundit të pezullimit për kartonin e kuq me Skocinë.
Ndërkohë, një alternativë më pak mund të jetë edhe në sulm, pasi Rei Manaj sot ka pësuar një dëmtim muskulor dhe kjo e ka lënë atë jashtë grumbullimit për ndeshjen e rëndësishme të skuadrës së tij në kampionat ndaj Gijon. Në një moment kur Shqipëria nuk ka shumë alternativa në repartin e avancuar, Manaj është nga ata lojtarë që do t’i bënin punë trajnerit Reja në dy ndeshje delikate të cilat mund të vendosin fatin e eliminatoreve. /vipsport.al/
more recommended stories
Sfidë e veçantë për Skënderbeun në Laç, do ta luajë pa trajner
Skuadra e Skënderbeut nuk po noton.
Iliria në merkato, rikthen dy lojtarë me eksperiencë
Iliria në Kategorinë e Dytë ka.
Jo vetëm merkato, Partizani ka gati edhe Çinarin në derbi
Jo vetëm hapja e merkatos, por.
Vetëm një javë në Ballsh, braziliani zgjidh marrëveshjen me Bylisin
Braziliani Neto Markolino është futbollisti i.
Leave a Comment