Ish-trajneri i Kukësit: Një Partizani-Shkëndija në Champions do të jetë super, pres oferta!

Ish-trajneri i Kukësit Artim Shaqiri i ftuar në “Supersport” pas 4 viteve kur ka qenë drejtues te kuksianët ka pohuar: “E kam ndjekur kampionatin shqiptar, jemi fqinj por kam kaluar shumë bukur këtu. E kam ndjekur edhe Partizanin që ka bërë një sezon shumë të mirë”.

“Kam drejtuar ekipe të tjera, kam pasur edhe projekt të isha drejtues në FSHF, por besoj se shumë shpejt do të kem ekip sepse jam në pritje të ofertave”.

I pyetur për një krahasim mes të kuqve dhe Shkëndijës së Tetovës, Shaqiri ka pohuar: “Kampionati shqiptar ndodhet një shkallë më lartë se ai në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija ka bërë investime, po ashtu edhe Partizani. Ky vit i dha frytet dhe ky Partizan ishte projektuar për një të ardhme më të gjatë. Por, stafi teknik e natyrisht edhe puna e mirë e presidentit bën që Partizani të dilte kampion me meritë. Madje, ky Partizan jep shpresa edhe për një të ardhme si kampion për disa vite radhazi, duke ndjekur shembullin e Skënderbeut. Do të ishte mjaft interesante një përballje e tillë, do të ishte një mini-finale e Ballkanit. Të paktën do të jetë e bukur kur stadium të jetë i mbushur kuqezi”.

“Ftesa Jasir Asanit mund t’i vijë edhe nga Maqedonia e Shqipëria, besoj se ai do të vendos vetë sepse është një futbollist me perspektiv dhe shumë i mirë. Ka bërë një sezon mjaft të mirë te Partizani. Nëse unë do të jem trajner do ta thërrisja edhe Asanin”, – tha Artim Shaqiri.

E.S./Vipsport.al/