Ish-ndihmësi i Kontes te Juventusi: Konte do të kthehej në tifozin e parë të Interit

Kohët e fundit sa vinë edhe shtohen zërat që e shikojnë ish-trajnerin e Juventusit, Antonio Konte nën drejtimin e Interit. Tekniku italian për momentin është pa skuadër ndërkohë që zikaltërit e kanë të preferuarin e tyre, kjo për shkak edhe të marrëdhënies së tij me drejtorin e Interit Bepe Marota, me të cilin Konte ka punuar në kohët e Juventusit.

Ndërkohë, është diskutuar shpesh nëse një ish-trajner por edhe lojtar i bardhezinjve të mund të kalojë te Interi, megjithatë ish-ndihmësi i Kontes te Zonja e Vjetër, Masimo Karrera, mendon se ai do të nëse drejton Interin do të kthehej në tifozin e parë të zikaltërve. “Këtu flitet për profesionalizëm, Konte do të kthehej në tifozin e parë të Interit, por kjo është diçka normale.

Ai është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim dhe do të jepte menjëherë një impakt te Interi”, tha Karrera. Megjithatë, pas Juventusi ndau rrugët me trajnerin Alegri, kanë qarkulluar lajme se Konte mund të rikthehet në krye të bardhezinjve duke lënë për momentin pezull bisedimet me Interin.

/EgiCabeli-VipSport.al/