Ish-mbrojtësi kampion i Partizanit, Berberi: Gega do të bëj ekip dinjitoz në Europë, krenar për skuadrën

Shahin Berberi ka qenë një nga lojtarët që ka karrierën e tij futbollistik ja ka dedikuar skuadrës së Partizanit në periudhat e veta më të lavdishme. Berberi u formua e u rrit në radhët e të kuqve, aty ku kontribuoi për vite më radhë, e jo vetëm kaq, por arriti që të fitojë edhe titullin e parafundit të të kuqve.

Berberi natyrisht që është shumë i lumtur që këtë sezon, skuadra e kuqe bëri realitet një ëndërr që ka zgjatur më shumë  sa mendoje, plot 26 vite. Në një prononcim për “Rtshsport”, ai ka pohuar: “Unë kam qenë pjesë e ekipit kur ka marrë titullin. Por, këta djem janë bërë pjesë e “Librit të Artë” të Partizanit duke i dhënë një tjetër titull dhe janë treguar heronj. Një mbështetje e jashtëzakonshme nga presidenti Demi, stafi drejtues dhe ai teknik, e mbi të gjitha një trajner që e njeh shumë mirë mentalitetin e Partizanit. Kanë bërë punë kolosale”, – tha Berberi fillimisht

Lidhur më të ardhmen, dukem filluar që nga merkato para Europës, Berberi ka theksuar: “Mendoj se Skënder Gega duke njohur mentalitetin por edhe Kupat e Europës pasi ka qenë trajner te moshat, duket se do të kërkojë elementë që bëjnë diferencën. Me një grup solid, men doj se Gega dhe Partizani do të futen edhe në Kupat e Europës.”

E.S./Vipsport.al/