Ish-drejtuesi i Partizanit e Kukësit, Dervishi: Sot garë e pastër, shpeshherë vendoset nga tavolinat

Ish-drejtori i Partizanit dhe Kukësit, Dritan Dervishi, mendon se titulli kampion ishte mëse i merituar për Partizanin ndërsa argumenton se po fillon të shihet më në fund një garë e pastër, që nuk ndikohet nag jashtë.

“Duhet të heqim kulturën e lënies, shitjes e falsifikimit të ndeshjeve, shitjeve e blerjeve, grupeve, shpeshherë kampionati është vendosur në tavolina nga skuadra të ndryshme që manipulojnë. Gara sot ishte e pastër. Kukësi është rival por presidenti Gjici ka ngel i zhgënjyer nga skuadra e tij dhe tifozët kuksianë, por t’i marrësh lojtarët një nga një e krahasosh me ekipet e tjera, Partizani e Kukësi  kanë nivelin më të lartë në Shiqpëri. Ndoshta ndërrimi i shumë trajnerëve, polemikat brenda klubit, ajo me Hallaçin e fundit. Partizani e fitoi më tepër kampionatin vetëm se ishte i bashkuar klubi dhe ekipi”, tha ai në “Sport Neës Plus”.

“Është diferencë thelbësore në futbollin modern, nuk luan dot po nuk pate klub mbrapa. Merr Murinjon e çoje të Kamza, nuk mund të fitojë po nuk pati bazë, organizim klubi, tifozeri, marketing, gjithçka duhet perfekte për të fituar. Këtë vit kampionati ishte më i dobët nga ana cilësore, por është gjithmonë e vështirë”, tha ai. /vipsport.al/